Deputetja e PD, Orjola Pampuri u ka bërë thirrje nga Kuvendi studentëve dhe qytetarëve që ta vaksinohen.Nga foltorja e Kuvendit, ajo është shprehur se opozita ka qenë gjithmonë pro vaksinimit, por që ka qenë mazhoranca ajo që ka shkaktuar

konfuzion tek qytetarët pasi nuk kanë qenë transparentë për vaksinat.

“U përmend këtu se është arritur tamponi të behet në kohë rekord. Ne nuk e bëm në shtet se vinte shumë vonë. Në listën e barnave të ribursueshëm nuk vendosët holluesit e gjakut. Por vendosën ata që nuk cënonin buxhetin tuaj.Këta këtë detyrë i kanë vënë vetës sa më shumë abuzojnë aq më shumë sulmojnë. Keni thënë se ne jemi kundër vaksinimit, jo zotërinj vaksinohuni të dashur student, vaksinohuni, vaksinohuni sepse vaksinimi mbrohen jetën. Ne kemi qenë pro vaksinimit. Konfuzuionin e krijuat ju dhe pa dhënë asnjë detaj, nuk pamë asnjë kryeministrin të shkonte të merrte vaksina, siç ndodhi këtu te ne” u shpreh Pampuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re