Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka zbuluar se 90% e kolegëve socialiste thonë se Garda dhe kryetarja e Parlamentit po abuzojnë dhe se opozita ka të drejtë.

Në një prononcim për News24, Çupi deklaroi se jashtë kamerave dhe në biseda me socialistët ata shprehen se po shkelet rregullorja dhe ligji.

Praktikisht- u shpreh Çupi – na kanë hequr mandatin.

“Vetë deputetët socialistë thonë jashtë kamerave që keni të drejtë, jashtë kamerave thonë se një shkresë e tillë nuk duhet të ekzistojë, jashtë kamerave thonë se garda dhe kryetarja e parlamentit po abuzon. Jashtë kamerave, në korridore, në biseda, 90% e tyre thonë se ne po abuzojmë, ne po shkelim rregulloren dhe ligjin. Praktikisht ata na kanë kanë hequr mandatin”, tha deputetja Dhurata Çupi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re