Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka sot në mbledhje e parë të komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga funksioni si kryetare e këtij komisioni.

Açka është shprehur se i ka dërguar dorëheqjen kryetarit të Partisë së saj, dhe është në pritje të miratimit.

“Që të jem e sinqertë, ngaqë ndjej jo vetëm fyerje, jo vetëm me punën por dhe me çështje etike, unë i kam kërkuar kryetarit të Partisë sime dorëheqjen nga ky Komision, sepse kam turp me njerëz të cilët nuk kanë as minimumin qoftë edhe njerëzor, në raport me njeriun që kam punuar dy vite. Por nuk më është pranuar dorëheqja, jam në pritje”, është shprehur Açka.

Kjo është dorëheqja e dytë në këtë komision, pasi edhe neënkryetari Petro Koci ka dhënë dorëheqjen dhe priten zëvëndësimet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re