Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar këtë të shtunë takime me bizneset në qytetin e Sarandës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo shkruan se ka folur për situatën ekonomike e u ka shpjeguar disa propozime të PD-së që i vijnë në ndihmë atyre.

Zhupa shprehet se demokratët kanë çuar në Kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%.

Sipas saj, kjo nismë u vjen në ndihmë bizneseve në prag falimentimi.

Postimi i Ina Zhupës:

Me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe për të shpjeguar disa propozime të PD që i vijnë në ndihmë atyre.

Një tregtare më tregon që ka kohë që nuk i vjen dikush të blej me lek letër por vetëm qindarka që mezi i mbledhin.

Partia Demokratike ka cuar në kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Me këtë masë nxitet konsumi dhe ju vijme në ndihmë qytetarëve dhe biznesve që janë gati në prag falimentimi.

E kemi për detyrë që ti shërbejmë me cdo mundësi qytetarëve dhe vetëm ky do të jetë misioni jonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re