Deputetja e PS, Luljeta Bozo ka qenë mëngjesin e sotëm në studion e 7 pa 5. Ajo ka folur për eksperiencën e saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

“Njeriu kudo që të shkojë mjafton ta marrë pozitivisht çdo veprimtari të re. Të gjejë piketata, orientimet të cilat i interesojnë publikt që të ka zgjedhur. Me këtë mendim kam shkuar në parlament. Nuk mund të them që ishte ndonjë gjë shumë e vështirë se unë jamë mësuar me shumë punë në jetën time. Duket një veprimtari normale, por e një natyre krejt tjetër”, u shpreh Bozo.

Më tej ajo u ndal edhe tek ndërtimi dhe PPP. Bozo theksoi se në vitin 2013 kur erdhi Partia Socialiste në pushtet, ndërtimi ishte në kolaps dhe më pasu rifut në jetë.

“Në 2013 kur erdhi në pushtet PS ndërtimi ishte në kolaps komplet. E rifuti në jetë ndërtimin dhe pastaj vazhduan me forma të ndryshme. U aplikuan e forma të reja që nuk njiheshin me përpara. PPP nuk e kemi shpikur ne, por e kemi marrë nga bota si një eksperiencë kur pushteti nuk ka fonde të mjaftueshme atëherë i drejtohet privatit. Erion Veliaj gjeti kopshtet e çerdhet ku thërrët kiameti, gjithë lagështi. Ai iu drejtua firmave të ndërtimit që kishin kapitalet dhe ja ka shlyer pak nga pak. Ka edhe abuzime s’ ka të mirë pa të keqe apo të keqe pa të mirë, janë bashkë ato”, u shpreh Bozo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re