Skip to content

Deputetja që pranoi mandatin zgjidhet anëtare e Këshillit Kombëtar: Kam dhënë kontribut për PD-në, aset kombëtar

Deputetja e opozitës parlamentare Elda Hoti ka reaguar pasi u zgjodh anëtare e Këshillit Kombëtar.

Ajo thotë se ka dhënë kontribut për PD-në.

“Përgjegjësi, për mua të jem anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!

Faleminderit nga zemra të gjithë ata, që besuan tek unë.

Kam dhënë kontributin tim dhe do vazhdoj ta jap, për vendin tim, bashkëqytetarët e mi dhe Partinë Demokratike, që është një aset kombëtar”, shkruan Hoti në rrjetet sociale.

Le të kujtojmë se Hoti ishte pjesë e grupit të kandidatëve në listën e PD e cila pranoi mandatin e deputetes dhe u bë pjesë e parlamentit. (TemA)