Skip to content

Deputetja që zëvendësoi Lulzim Bashës, “përplaset” me gazetarët që duan ta vënë në lojë

Deputetja Majlinda Halilaj, e cila do të mbahet mend si “deputetja e kërpëratave”, për shkak të leximit të fjalimit të saj plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare, nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e ardhshme.

Këtë të mërkurë, në seancën e fundit plenare, ajo është pyetur nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend.

Halilaj, e cila zëvendësoi Lulzim Bashën në Kuvend, ka injoruar gazetarët që ndodheshin jashtë Kuvendit, të cilët kanë dashur ta vënë në lojë.

Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Për cfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?