Deputetja ukrainase, Kira Rudik ka treguar se ka mësuar se si të përdor kallashnikovin dhe si të mbajë armë.

Rudik përmes një postimi në rrjetet sociale tha se gratë ukrainase do ta mbrojnë tokën e tyre njësojë si burrat.
“Mësova si të përdori Kalashnikov dhe si të mbaj armë. Tingëllone çuditshme pasi vetëm pak ditë më parë nuk do e kisha menduar kurrë se do të bëja një gjë të tillë. Gratë tona do ta mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë si burrat tanë “, shkroi deputetja ukrainase.
Sot është dita e tretë prej kur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re