Deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar nga Saranda se zyrtarë në bashki po përpiqen të intimidojnë qytetarët  jashtë qendrave të votimit.

Zhupa në ‘Facebook’ ka publikuar emrat e katër funksionarëve të lartë, të cilët sipas saj këta të fundit nuk po lejojnë qytetarët që të votojnë të lirë, ku thekson se opozita i njeh shumë mirë bëmat e tyre dhe se do të jetë garantë që Bledi Klosi dhe bandat e tij të largohen nesër.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Partisë Demokratike, Dega Sarandë.

Drejtues të institucioneve publike të Sarandës!

Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro

Drejtor Mariel Murati

Drejtor Arjan Kalcuni

Drejtor Alket Qëndro

Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi.

Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë.

Bashkëqytetarët tanë janë te zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata.  Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia.  Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.  Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë.

Boll më!

Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.  Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re