Presidenti i Kinës, Xi Jinping, personalisht i kërkoi Organizatës Botërore të Shëndetit që të mos t’i shpërndante detajet për COVID-19 dhe ta shtynte paralajmërimin anembanë botës për pandeminë.
OBSH është kritikuar së tepërmi për mënyrën se si e ka menaxhuar sëmundjen, madje nga shumë akuzohet se ka vepruar sipas propagandës kineze.
Gabimi më i madh i organizatës është se vonoi që të lajmëronte për pandeminë, ndërsa në fillim u bazua te pretendimi kinez se virusi nuk mund të transmetohet nga njeri te njeriu.
Sipas një raporti të fundit, ishte vetë presidenti kinez Ji Xinping që i kërkoi OBSH-ë këtë gjë.
Sipas “Der Spiegel” ka pasur një telefonatë më 21 janar midis kreut të shtetit kinez dhe shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
OBSH e klasifikoi si pandemi COVID-19 më 11 mars, por në atë kohë pati 120 mijë të infektuar dhe 4400 vdekje.