Kopertina e edicionit më të fundit të prestigjozes gjermane Der Spiegel, ka përçuar grafikisht, fuqishëm dhe në mënyrë kontraversale, karakterin politik të presidentit Trump me titullin “Mirupafshim Evropë!”

Në artikullin e brendshëm që lidhet me kryetitullin dhe natyrshëm me mesazhin karikatural, thuhet se Trump “është i suksesshëm vetëm në shkatërrim”, si reagim ndaj grisjes së Marrëveshjes me Iranin mbi mbi ndryshimet klimatike.

Spiegel doli në treg me këtë mesazh një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Evropa nuk mund të llogarisë më Shtetet e Bashkuara dhe se duhet t’i marrë përgjegjësitë në duart e veta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re