“Dërgesë speciale nga Presidenti Bush!”. Studentët shqiptarë që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George Ë. Bush, i bëri një vizitë së fundmi!

Lajmi është ndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila ndan edhe foto të ish presidentit me studentët shqiptarë.

“Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George Ë. Bush, i bëri një vizitë së fundmi! Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit. Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack.”- thuhet ne postimin e ambasadës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re