Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pasi u dërgua në gjendje të rëndë.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është shtetasi L. H., 80 vjeç.

Ai dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi L. H., 80 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re