Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku deklaron se e sheh marrëveshjen e emigrantëve me Italinë si një shërbim të kryeministrit Edi Rama ndaj homologes italiane, Giorgia Meloni, më shumë se ndihmë patriotike.

Partia Demokratike e kundërshton hapur dhe kërkon pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e protokollit mes dy qeverive, pasi sipas tyre shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Çollaku shprehet se edhe fryma e protestave kundër kësaj marrëveshjeje u shua nga një pjesë e opozitës, “për shkak të një telefonate që ka ardhur nga Adriatiku.”

Kreshnik Çollaku: Ajo çfarë është depozituar sot në GJK përmban tre elemente. Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën të marrëveshjes. Pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e protokollit me dy qeverive. Deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4 dhe 7 të Kushtetuese për marrëveshjet ndërkombëtare. Këto ishin tre kërkesat bazë

Filloi në një mungesë të plotë transparence, vendi ynë fqinj Itali çështja është shumë sensitive, i është nënshtruar debatit publik. Në Shqipëri, kryeministri Rama i është shmangur transparencës duke prodhuar dhe situate ën Parlament që ose i ka përdorur ose nxitur për të shmangur debatin.

Unë nuk paragjykoj se çfarë do të bëj GJK, por një nga kërkesat është pezullimi i procedurës parlamentare për ratifikim sepse mendojmë se kjo marrëveshje shkel Kushtetutën, dhe se Parlamenti është nën kontrollin e mazhorancës.

Ky ishte kati më i rëndësishëm që opozita mund të bënte. Ne kemi depozituar kërkesën për interpelancë. Nuk ka asnjë lloj vullneti për tu zhvilluar kjo interpelancë nga ana e kryeministrit.

Përpjekje për të thirrur protesta apo për të mbështetur oponencë janë demotivuar nga një pjesë e opozitës për shkak të një telefonate që ka ardhur nga Adriatiku.

Njëra pjesë e opozitës, për shkak të këtyre telefonatave është kujdesur që të shuajë protestat.

Çështja në fjalë ka hapur një debat brenda Italisë, dhe duket se më shumë se një shërbim patriotik ndaj Italisë është një shërbim i kryeministrit Rama ndaj kryeministres Meloni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re