Temperaturat shumë të larta, do të jenë deri më 14 gusht. Ato do të
arrijnë deri në 42 gradë, ndërsa do të ketë edhe UV rrezatim të lartë,
informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Rekomandohet që
qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Nga Shërbimi për Ndihmë urgjente mjekësore në Shkup theksojnë se
është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarët që nuk ndjehen mirë për
shkak të motit të ngrohtë kanë ndryshime kardiovaskulare, dhimbje koke,
tension, marramendje dhe lodhje.

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të konkluzioneve të Komisionit për
përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta në pajtim me Planin
aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta i kanë sjellë
rekomandimet vijuese: të lirohen nga detyrimet punuese grupet më të
ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës
mbi 60 vjeç, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të
mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në
periudhë nga ora 11 deri në 17, të gjitha objektet juridike, që kryejnë
aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga
ora 11 deri në ora 17, që në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të
ndërtimit.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë për helmim me
ushqim dhe sëmundje ngjitëse të zorrëve, nga Ministria rekomandojnë
larje të obligueshme të prodhimeve kopshtare-bujqësore (fruta dhe perime
të freskëta) para përdorimit të tyre, përgatitje termike të ushqimit
dhe konsumimi i tij menjëherë pas përgatitjes. Nëse ajo nuk bëhet
atëherë ushqimi duhet të ruhet në frigorifer në temperaturë prej +4
gradë, dhe para përdorimit i njëjti të ngrohet në +100 gradë dhe të
shmangen prodhimet të cilat nuk janë përpunuar në mënyrë termike si
majonezi nga vezët, ndërsa me kujdes të konsumohen akulloret dhe kremrat
e ndryshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re