Skip to content

Deri në 15 vjet burg, ja dënimet për ata që shkelin karantinën dhe shpërndajnë koronavirusin

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, do të ketë ndëshkime të ashpra për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19.

Sipas draftit të propozimeve të zbardhur nga REPORT TV, kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet.

Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgim në 10 vjet.

Por nëse nga kjo shkelje, shkohet në vdekjen e personit tjetër, dënimi është me burg nga 5 deri në 15 vjet.

Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Numri i të shëruarve ka shkuar në 165.