Komiteti Teknik i Ekspertëve doli sot në një konferencë për mediat në lidhje me situatën pandemike në vendin tonë.

Drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo tha se ka një përmirësim të situatës pandemike ku në spitalin Covid-1 ka deri në 3 shtrime në ditë.

Po ashtu Çomo tha se është dyfishuar numri i pacientëve të shëruar në krahasim me ata që shtrohen nga Covid-19.

Çomo: Në Covid 1, në 2 javët e fundit ka një ulje të të shtruarve nga 15-20 në 24 orë, numri i atyre që paraqiten në spital janë deri në 3 raste në 24 orë, mosha 45-65 vjeç, që përbëjnë 60 % të atyre që janë shtruar.

Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve me atë të sëmurëve. Është dyfishuar numri i pacientëv të dalë nga spitali me ata që shtrohen.

Minimizohen edhe viktimat, janë të shtruar ata që janë të pavaksinuar, vazhdoni vaksinohuni.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re