Nëse nuk do të respektohen masat për distancimin fizik si dhe masat higjeno-sanitare vendi ynë rrezikon më shumë se çdo vend tjetër në Europë. Kjo nëse i referohemi kapaciteteve hospitalizuese në vendin tonë.  Si skenarë të parë për përballjen me COVID 19, Sipatli Infektiv dhe Shefqet Ndroqi janë kthyer në spitale COVID.

Le të analizojmë pak kapacitete që ka shëndetësia në vendin tonë duke ju referuar informacioneve zyrtare. Në tërësi në Shqipëri janë 42 spitale të cilat ofrojnë rreth 8185 shtretër. Kuptohet që jo të gjitha këto spitale dhe jo të gjithë këta shtretër mund të jenë në funksion të lufëts kundër virusit. Kjo për disa arsye. Si fillim spitalet bashkiake dhe rajonale nuk kanë kapacitete njerëzore të mjaftueshme. Pra, largimi i mjekëve vit pas viti në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë i ka efektet më të forta.

Në tërësi, sistemi shëndetësor publik vuan nga numri i pamjaftueshëm i profesionistëve. Aktualisht janë 1.2 mjekë për 1000 banorë dhe raporti mami, infermierë është 3.6 për 1000 banorë. Njëkohësisht ka shumë spitale bashkiake që nuk kanë as aparatuarat dhe as ambjentet e duhura për të trajtuar një sëmundje infektive si COVID 19.

Kapaciteti i shtretëve në Shqipëri

Le të analizojmë më hollësisht spitalet që janë ktyhyer në karantinë dhe ato që pritete për ty kthyer  si të tillë. I pari që u kthye në karantinë është Spitali Infektiv. Kapacitetet e këtij spitali janë 140 shtretër dhe më pak se 15 mjekë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme. Por në ndihmë të tyre ka ardhur edhe personeli që ka dalë në pension ose që shërben në qendrast shëndetësore. Deri më 5 prill në shërbimin e infektivit rezultojnë të shtruar 64 pacientë. Pesë prëj tyrë janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar.

Spitali i dytë që është kthyer në spital COVID 2 është  Shefqet Ndroqi. Kapacitetet për këtë spital janë 190 shtretër. Por për të infektuarit janë vënë në dispozicion 150 shtretër, pjesa tjetër ëshët për pacientët e sëmundjeve të mushkrive. Aktualisht në këtë spital po trajtohen 7 pacientë të prekur nga virusi. Gjashtë prej tyre janë në terapi intensive, ku një pacient është i intubuar.

Nëse numri i të infetktuarve do të vijë në rritje në dispozicion do të jenë edhe 100 shtretër që janë te ish urgjenca e QSUT-së. Kështu në vazhdimësi do të shtohen hapsira dhe shtretër nëse është e nevojshme nga siptalet rajonale. Një skenar lidhet me Spitalin e Durrësit i cili është afërt me Tiranën. Ky spital ka 340 shtretër por kuptohet që jo të gjithë mund të vihen në funksion të të infektuarve pasi ka edhe pacientë të tjerë që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Mungesa e respiratorëve

Një tjetër pikë kyce në gjithë këtë histori është edhe pajisja me respiratorë e spitaleve tona, dhe kryesisht e atyre spitaleve që po trajtojnë pacientë e prekur nga virusi. Rreth 150 respiratorë gjenden në të gjithë sistemin shëndetësor publik në vendin tonë. Kuptohet që ato janë të shpërnadra në të gjitha spitalet në vend. Disa prej tyre janë në funksion e disa jo. Në rastet kur respiratori është funksional mungon mjeku që ta vërë në punë e në disa spitale të tjera ka mjekë por janë të prishur respiratorët. Njëkohësisht pjesa më e madhe e këtyre respiartorëve janë në gjendje pune për pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Ditët e fundit në Spitalin Shefqet Ndroqi u shtuan pesë respiratorë të rinjë duke qënë se katër që ishin më herët nuk punonin. Ndërkohë që thuhet se janë porositur edhe 100 respiratorë të tjerë.

Nesë virusi prek me shenja të dukshme 0.5% të popullsisë atëherë vendi nuk ka mundësi ta përballojë. Nëse i referohemi numrit të popullsisë prej 2.8 milionë banorë dhe nëse  14 mijë prej tyre preken nga virusi mbajtja në jetë e të gjithëve do të jetë e vështirë. Kjo nënkupton që nuk do të ketë shtretër dhe respiratorë për të gjithë. Marrë nga faqja e Top Story

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re