Është rritur në 306 numri i terroristëve të neutralizuar në Operacionin “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) bëjnë në zonën e Afrinit.
Sipas njoftimit të TSK-së në operacionet ajrore që janë kryer gjatë ditës së sotme janë asgjësuar gjithsej 25 objektiva të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH, si: fortifikime, vendstrehime, depo municioni dhe pozicione zjarri – raporton TRT.
14 avionët luftarakë që morën pjesë në këto operacione ajrore janë kthyer të sigurt në bazat e nisjes, bën të ditur e njëjta komunikatë.
“Sipas informacioneve të siguruara deri më tani nga terreni në kuadër të “Operacionit Dega e Ullirit” është konstatuar neutralizimi i të paktën 306 pjesëtarëve të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH”, vijon komunikata.
“Operacioni Dega e Ullirit” vazhdon me sukses sipas planit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re