Lëkura nuk është thjesht një sipërfaqe e sheshtë, por përbëhet nga gjëndra të qimeve dhe gjëndra djerse, duke i dhënë mikrobiomës së lëkurës afërsisht 25 m2 sipërfaqe në të cilën mund të jetojë.
Mikrobioma e lëkurës ndryshon me kalimin e kohës dhe në varësi të vendit të trupit.
Më shumë se 1000 lloje të ndryshme bakteriesh jetojnë në lëkurë.
Kjo quhet mikrobioma e lëkurës, e cila është pjesë e mikrobiomës totale njerëzore që jeton në lëkurë, në sistemin e frymëmarrjes, në sistemin urinar, në gjenitalet dhe në zorrët.
Kujdesi për lëkurën fillon tek zgjedhja e shampos, sapunit, emulsionit larës, etj.
Çdo person është unik…
Në rastin e Dermatitit atopik është prishur ekuilibri i mikrobiomës së lëkurës. Ajo plasaritet, kruhet, skuqet.
Këshilla:
Përshtatini larësin sipas llojit të lëkurës që ka.
Përdorimi i pudrës, e than lëkurën dhe bllokon poret.
- Jepini ujë fëmijës, lëngje frutash të freskëta për t’a mbajtur të hidratuar lëkurën.
- Letrat e lagura asnjëherë nuk e zëvendësojnë ujin e rrjedhshëm.
- Vishni rroba të lehta të bëra nga materiale të buta.