Didie Deschamps do të vazhdojë të jetë trajner i Francës. Lajmi është konfirmuar nga federate franceze e futbollit përmes një komunikate për mediat.

 

Trajneri ka zgjatur kontrarën me nënkampionet e botës deri në vitin 2026, e bashkë me të do të mbeten në detyrë edhe të gjithë asistentet.

 

I emëruar më 9 korrik 2012, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të Kombëtarja me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje. Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi veçanërisht Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë i Kupës së Botës 2022, thuhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar të federates franceze.

 

Me rikonfirmimin e Deshamp në krye të gjelave, sfumohet edhe ëndërra e  Zinedine Zidane për t’u ulur në stolin e përfaqësueses.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re