Pastruesja, Rozeta Dobi, për të cilën Prokuroria kërkon dënimin me 6 vite burg, me akuzën e vjedhjes  së parave  në shtëpinë e ish-zyrtares, Aldo Klosi ka dëshmuar ndër të tjera edhe për unazën,  të cilën eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, pretendoi se i është vjedhur nga Dobi gjatë kohës që ajo punonte si pastruese në banesën e tij.

Karamuço tha se e kuptoi  që kishte rënë pre e grabitjes në momentin që djali i Rozeta Dobit, Havier Dobi doli para gjykatës për masë sigurie  dhe ky i fundit kishte veshur  bluzën e djalit të tij.

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj, aty kemi kuptuar që është vjedhur dhe një bluzë në shtëpinë tonë. Ishte bluza e djalit dhe ai ma çoi me foto, më tha: “O ba kjo është bluza ime tha”. I thashë lëre.

E kishte veshur aty kur po merrte masën e sigurisë. I thashë lëre bluzën se do thotë “e kam blerë në dyqan” dhe nuk do t’ia dish dot. S’do t’ia dalim dot ta marrim bluzën mbrapsht. Mbylle këtë histori i thashë njëherë e mirë. Dhe nuk u morëm më.

Unë e kam kërkuar unazën diku në shtator të vitit 2022, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza. Filloi edhe një debat në shtëpi: “Ku e ke unazën”. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Do bëja një status dhe do të thosha se “pastruesja që desh më ndau nga gruaja”. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj (Rozeta Dobit). Vajta bëra një deklarim në polici që e njihja si send. Ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht” u shpreh eksperti më shumë se një vit më parë.

Pastruesja ditën e sotme është shprehur se ajo nuk ka asnjë lidhje me unazën e Karamuços.

“Unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços”, është shprehur Rozeta Dobi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re