Një intervistë e kthyer nga arkiva e emisionit “Zonë e lirë”, tregon sesi dukej aktori i ndjerë Xhevdet Feri 14 vite më parë. Tre pyetje të shkurtra të moderatorit Arjan Çani që marrin përgjigje të shpejta dhe të sinqerta nga Feri. Dhe dëshira e tij, nëse do të ikte nga kjo botë, është plotësuar

Intervista:

Zhgënjimi më i madh?

S’më kanë lënë të studioja atë që doja, doja të studioja për arkitekturë.

Takimi i parë me dashurinë?

Nuk më korrespondon takimi i parë i dashurisë me takimin e parë me të dashurën. Në vit të parë në fakultet.

Dëshira e fundit nëse do të vd isje nesër?

Padyshim do të ishte diçka për ata që do të mbeten pas nesh.

Aktori i mirënjohur u nda nga jeta një ditë më parë pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 59-vjeçare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re