Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj, në një intervistë të dhënë për gazetaren e televizionit FaxNews, Melisa Mehmetaj, ka folur pa dorashka rreth shumë temave të aktualitetit social në vend por jo vetëm. Aktori ka folur rreth mungesës së meritokracisë, por ka theksuar se të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të merren me art ose futboll duhet ta dinë se është pikërisht publiku ai që i vlerëson dhe për këtë arsye nuk mund të gënjejnë dot dhe të fusin mik.
Ukcenaj ose” Laçiani” siç njihet ndryshe në një nga rolet e tij, ka folur edhe rreth jetës së tij personale, ku na ka zbuluar një detaj mjaft interesant. Në qoftë se atë nuk do ta shihnim në skenë si aktor sot, do të mund ta shihnim në hapësirë si një austronaut ose në gjykatë si një avokat. Këto pasi dëshirat e tij në fëmijëri kishin të bënin me këto dy profesione, e para e parealizueshme në Shqipëri dhe e dyta e nënvlerësuar sipas aktorit.
“E kam menduar shpesh, unë jam shumë i apasionuar pas hapësirës, por është pak e pamundur se kam lindur në Shqipëri. Do kisha shumë qejf të isha austronaut ose të kisha punuar në NASA. Po gjë që s’bëhet domethënë. Ndonjë profesion që bëhet këtu në Shqipëri, do më kishte pëlqyer avokat.
Është një profesion hulumtues të cilin e kam shumë qejf. Në Shqipëri avokati është shumë i nënvlerësuar nuk ka atë vlerën dhe fuqinë që kanë jashtë. Vlera e avokatisë ka humbur në këtë vend”.- tha Ukcenaj.
/faxweb
