Një sqarim ka ardhur nga Ambasada Gjermane në Tiranë për shqiptarët që synojnë të punësohen në Gjermani se ende duhet të pajisen me vizë pune.

Ambasada Gjermane në Tiranë ka treguar për të gjithë shqiptarët që duan të aplikojnë për një vizë pune drejt Gjermanisë për procedurat që duhet të ndjekin.

Në njoftim e ambasadës thuhet se nuk duhet të bini pre e premtimeve që premtojnë lehtësira në aplikim kundrejt parave, si dhe nuk duhen lënë takime përmes agjensive të udhëtimit.

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizëPersonat, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjensive të udhëtimit, të ashtuquajtura “agjensi vizash“. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me cështjet e vizave.

Udhëzime rreth aplikimit për vizë afatshkurtërQë
nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës
hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit
1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave
vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.

Tarifa e vizësPër shkak të një ndryshimi të
ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data
01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e
pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës
mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen
sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Kohëpritja për aplikantëtNisur nga një fluks i
lartë kërkesash për data aplikimesh për vizë shpërndarja e tyre bëhet me
ndihmën e një liste datash dhe oraresh. Lutemi të regjistroni kërkesën
tuaj për një takim me qëllim aplikimin për vizë punësimi sipas §26 kreut
2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve („Rregullorja për Ballkanin
Perëndimor“). Datat dhe oraret e intervistave do të caktohen strikt në
mënyrë kronologjike sipas regjistrimit.Koha e pritjes për një
datë/orë interviste momentalisht është qartësisht më e gjatë se një vit.
Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i
vlefshëm §26 kreu 2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve. Sipas kuadrit
ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.

Përpara se të kapni telefonin …Mundësitë e
Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione të
natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të kufizuara.
Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë duke
punuar në sportel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re