Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe kryesisht studentët. Ambasada iu ka hapur dyert të gjithë të rinjve shqiptarë, që kanë ambicie dhe dëshirë të punojnë në SHBA.

Duke iu drejtuar studentëve, ambasada iu kërkon që të kthehen në Shqipëri për vitin e ri shkollor.

“Studentë universiteti – jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA. Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

(Njoftimi i ambasadës së SHBA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re