Me vaj arre kokosi mund të trashni pa u munduar vetullat e holla dhe të rralla, po ashtu mund të zgjasni edhe qerpikët tuaj.
Ashtu siç e dini tashmë vetullat e holla dhe në formë harku janë pjesë e së shkuarës. Vetullat e trasha dhe të mbushura janë në modë. Mirëpo për disa femra të kapin këtë trend nuk është edhe aq e lehtë. Nëse keni vetulla të holla duhet të shprehni një stërmundim për t’i ndryshuar. Ja që tani mund t’i trashni vetullat tuaja, po ashtu mund të zgjasni edhe qerpikët.

Përdorni vaj arre kokosi për vetulla të trasha
Vaji i arrës së kokosit është mjaft i dobishëm. Ana negative e vetme e tij është aroma. Rinovon qelizat, në sajë të acideve stearike dhe linoleike brenda tij parandalon rënien e vetullës dhe qerpikëve, po ashtu i mbron ata nga efektet negative. Nëse përdorni rregullisht vaj arre kokosi për vetullat tuaja do të shihni se vetullat e rralla do të nisin të trashen dhe të mbushen.




