Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida ku një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mbi nxënësit dhe mësuesit në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida

Nga ky sulm me armë kanë mbetur të vdekur 17 persona, nxënës dhe mësues në ambientet e shkollës.

Mediet vendase raportojnë se 19-vjeçari fillimisht ka lëshuar alarmin duke shkaktuar panik dhe kaos dhe më pas ka nisur të qëllojë pa pushim mbi nxënësit.

Autori i ngjarjes Nicolas Cruz, ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona.

Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë.

“Nxituam me vrap në klasat tona, mësuesi po mbyllte me forcë derën që të pengonte autorin të vinte, por mbeti i vrarë te dera”, tregojnë nxënësit.

.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re