Analisti Frrok Çupi në studion e “Tirana Live” mesditën e kësaj të hëne ka komentuar dëshminë e bërë së fundmi nga Aishe Haklaj në SPAK për vrasjen e 4 vëllezërve të saj.

Sipas fjalës së tij është për të ardhur keq sesi në Tropojë për interesa të një grupimi të caktuar kanë humbur jetën djem të rinj dhe të pafajshëm.

Çupi është shprehur se dëshmia e Aishe Haklajt nuk është e para, por fatkeqësisht ato që janë bërë para saj nuk janë marrë në konsideratë.

“Është një odise e madhe dhe me të drejtë pyesni se pse tani por do të thotë se janë sinjale të qarta se dëshmitarja ka qenë e pamundur për dëshmi dhe pse deri më tani nga viti ’97 deri në ’98 ka pasur dëshmi, por që nuk janë marrë parasysh. Krimi atje është mbivendosur, mbivendosur dhe politika nuk ka qenë aq e zonja dhe nuk ka dashur që të jetë kundër krimit të Tropojës. Fakti që zonja Haklaj vjen sot për të dëshmuar do të thotë se ne jemi me fat si popull pasi në aleancë me fuqitë e mëdha jemi të mbrojtur, pasi ato mbajnë shënime në lidhje me këtë. Personi që mban ogurin e rëndë të krimeve në Tropojë është Sali Berisha dhe sado i ka groposur vendet perëndimore i kanë ruajtur dëshmitë dhe po i hapin tashmë.

Tragjedia e Tropojës, është një dramë për vendin dhe kombin jo vetëm në pikpamjen e dhimbjes por edhe në pikpamjen e pyetjeve. Pse në Tropojë nisi vrasja dhe tragjedia në një zonë që deri në ’98 ishte shquar për bashkëpunim dhe bashkë-fqinjësi, pse pikërisht në vendin në kufi më Kosovën, pse pikërisht në kohën e ’97 ku u ndez menjëherë një vatër zjarri që ishte për djegien e pavarësisë së Kosovë dhe e dyta për ti thënë Shqipërisë se me ushtrinë e PD-së unë e pushtoj vendin.

Është një histori që nuk ka ndodhur kurrë në vendet e bardha të grupit, pse u vra Gani Malushi, komisari i hekurt i Tropojës që përgatiti dosjen dhe e dorëzoi shtetit dhe ajo u zhduk. Nëse do të flasim për parashtrimin kjo është një çështje që i takon historisë por 20 vitet që kanë kaluar nga ajo datë nuk kanë ndryshuar asgjë, nëse drejtësia nuk vë emër ajo do të fundoset. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, rreth 200 djem nga më të mirët , në kuptimin më të gjallë dhe ajo luftë nisi kur Sali Berisha mbante një miting në Tropojë”, është shprehur ai. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re