Avokati Adriatik Lapaj akuzoi Policinë e Shtetit se shkeli ligjin ndaj protestuesve, e madje ka abuzuar, pasi agjentë që i kanë vendosur në kokë automatikun regjisorit Robert Budina.

“Policia e Shtetit kanë shkelur disa ligje. Njëri ndër to ishte që policëve u mungonte numri i identifikimit. Jua them unë diçka: Robert Budinës i është vënët automatiku në kokë. I është vënë automatiku në lule të ballit.

Për këtë mund të pyesni Budinën që t’jua vërtetojë’- tha Lapaj në emisionin “Open”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re