SPAK ka nisur hetim pasuror për 8 grupet kriminale që u goditën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, e Henrik Hoxhajt. Burime të “Fax News” bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme përkrah hetimit penal, do kaloj në sitë edhe pasuritë e të 32 personave të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.

Hetimi synon identifikimin e cdo pasurie, të luajtshme dhe paluajtshme. Kështu SPAK pritet të kërkoj informacion në bankat e nivelit të dytë për të gjitha llogaritë bankare të tyre.

Sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e këtyre personave  do dërgohen edhe në institucionet e agjencisë së pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre e familjarëve apo jo

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re