Deputeti socialist i zonës së Kurbinit, Rahman Rraja ka mohuar të gjitha ato çka ka dëshmuar një ish-polic i Komisariatit të Fushë Krujës në arrati, Emiljano Nuhu.

Ky i fundit pretendon se i vëllai i deputetit, Rexhep Rraja, i ka vënë pistoletën në kokë, si kërcënim që të mos marrë denoncimin e një vajze, e cila kishte lidhje me nipin e tij, të birin e deputetit. Por jo vetëm kaq; kjo kishte ndodhur në prani edhe të deputetit Taulant Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist reagoi ashpër duke mohuar të kish qenë në Fushë Krujë ato ditë kur pretendohej se kishte ndodhur ngjarja, ndërsa opozita u investua menjëherë në akuza sidomos ndaj Ballës, duke e konsideruar gjithçka thoshte polici si të vërtetë.

Ndërkohë, vajza ka dhënë krejt tjetër version nga ai i policit Nuhu, duke ia rrëzuar dëshminë e dhënë në mediat afër opozitës, apo thënë ndryshe për një gazetar të opozitës, siç është Basir Çollaku.

Dhe ka reaguar së fundin dhe vetë deputeti Rraja, ku në një intervistë për Panorama-n ka thënë se dëshmia e oficerit të policisë është e gjitha një sajesë.                  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re