Gjermania mund të jetë një hap më afër zgjidhjes së një misteri përgjatë dekadave në lidhje me autorësinë e vërtetë të djegies së Reichstag-ut në Berlin (parlamenti i asaj kohe), në vitin 1933, pasi është zbuluar një provë e e re në arkivat e gjykatës së Hannoverit.

Eshtë dëshmia e një ish-anëtari të paramilitarëve nazistë SA, i cilika ofruar detaje për atë natë, duke rrëzuar pretendimin se zjarrin e vuri Marinus van der Lubbe, një komunist holandez, të cilin më vonë ekzekutuan nazistët.

Dëshmitari Hans-Martin Lennings ka thënë se kur ai dhe kolegët e çuan Van der Lubben në parlament, ndjenë se “një erë të çuditshme zjarri dhe tymi që dilte nga dhomat”.

Për zjarrin në Reichstag më 27 shkurt 1933, Van der Lubbe u padit dhe u dënua me vdekje.

Por fajësia e tij është vënë në dyshim që nga rënia e nazistëve në vitin 1945.

Djegia e Reichstag-ut çoi në futjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe heqjen e Kushtetutës, duke hapur rrugën për diktaturën e Hitlerit, ndaj dhe kjo i kashtuar dyshimet për një zjarrvënie komplotiste.

Lenning më tej dëshmon se ai dhe kolegët e tij kishin protestuar kundër arrestimit të Van der Lubbe, duke qenë kundër akuzës se ai ishte autor i zjarrëvënies.

“Ne ishim të bindur se Van der Lubbe nuk mund ta digjte parlamentin, sepse, sipas vëzhgimeve tona”, thuhet në deklaratën e dëshmisë.

Gjykata konfirmoi vërtetësinë e dokumentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re