‘Pse mund te genjeje nje 7 vjecar?’: Deshmia e djalit per motren e mbytur nga nena e tij.

Shikuesit e dokumentarëve u tërbuan pasi dëgjuan historinë e nënës që ishte burgosur për mbytjen e vajzës së saj.

Në qendrën e grave vrasese, Amanda Lewis,35 vjec u burgos për jetë pasi djali i saj shtatëvjeçar, AJ, dëshmoi se kishte mbytur motren e tij, Adrianna.

Lewis, u shpall fajtore në shkurt të vitit 2008 për vrasjen e vajzës së saj, Adrianna Hutto, në pishinën e tyre të hapur si dënim pasi ishte e pabindur.

Tetë vjet pasi u dënua, shpallet pafajesia e saj dhe shikuesit në Twitter argumentuan se një djalë kaq i ri nuk mund te gënjejë.

Lewis u dënua për vrasje të shkallës së parë pas dëshmisë së ashpër të djalit të saj shtatëvjeçar AJ Hutto.

Shikuesit gjithashtu shprehën se ishin “të trishtuar”.

Një shikues i zemëruar tha: “Pse djali i vogël duhet të gënjejë per motrën e vrarë nga nëna e tij. Ai e pa qartë se çfarë ndodhi”

Një tjetër shtoi: “Ndihemi aq keq për atë djalë të vogël”

Edhe pse vdekja e shtatëvjeçares fillimisht u trajtua si një tragjedi e tmerrshme, vëllai i saj, AJ Hutto, i cili atëherë ishte vetëm pesë vjeç, më vonë i tha gjyshërve të tij një histori akoma më të keqe.

Dy vjet më pas, djalin e vogël e moren si deshmitar në një sallë në SHBA, ku paraqiti vizatimin e tij bardh e zi të nënës së tij duke mbytur vajzen e saj Adrianna .

Dëshmia e frikshme e AJ-së përfundimisht beri qe Lewis te denohej për një akuzë vrasjeje të shkallës së parë dhe burgim te perjetshem, pa mundësinë e lirimit me kusht.

Por gati një dekadë, nëna e tij pohon se Adrianna u mbyt pasi u rrëzua aksidentalisht në pishinën e tyre në Esto, Florida, më 8 gusht 2007.

//përktheu j.memeli/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re