Karabinierët italianë kanë vendosur në pranga 21-vjeçarin shqiptar, Ibrahim Rudi, pasi ky i fundit gjuajti me breshëri automatiku ndaj një grupi prej 7 personash, mes të cilëve ndodheshej ish e dashura dhe partneri i saj i ri, por jo vetëm kaq.

I riu u “zbërthye” nga karabinerët, të cilët e arrestuan pak kohë pas ngjarjes, dhe mediat italiane raportuan se ai qëlloi në drejtim të ish-të dashurës së tij. Teksa merrej në pyetje nga Policia italiane, ai u shpreh se kishte qëlluar me armë zjarri, por “jo për të vrarë”.

Sipas Rudit, gjithçka kishte për qëllim frikësimin e dy të rinjve me të cilët ishte zënë pak kohë më pare, duke përjashtuar kështu, mundësinë se e gjitha ishte bërë për ish-in e tij.

Megjithatë, prokurorja këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë 18 herë në ajër.

Mediat italiane shkruanin dje se shqiptari kishte parë ish-të dashurën e tij mes partnerin e ri.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë për opinion publik dhe namit të keq që vazhdon të shtohet për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë anembanë botës, për fat të mirë, asnjë nuk ka mbetur i lënduar nga veprimi i të riut.

I riu shqiptar është arrestuar mëngjesin e djeshëm, teksa ishte në shoqërinë e një djali tjetër, që dyshohet se ka qenë bashkë me Ibrahimin në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re