Subscribe

Tronditëse është dëshmia e vajzës që u ngacmua seksualisht nga Marash Gjoklajn, i cili u vu në pranga të shtunën, pas denoncimit të së resë.

 

Mësohet se rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja.

 

I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje.

 

Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur “Selvia” pa nxituar dhe pa asnjë problem.

 

Në deklarimin e saj kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re