Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë, Albana Vokshi ka pretenduar se deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj është përpjekur që të intimidojë biznesmenin e burgosur, Ilir Rrapaj, i cili është thirrur në dëshmitar në mbledhje për koncesionin e sterilizimit.

Gjatë mbledhjes, Vokshi ka deklaruar se ligjvënësi socialist kishte 30 minuta që bisedonte jashtë sallës me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.

Ajo kërkoi që Vullnet Sinaj të largohej nga dëshmitari, duke u shprehur “të shkojë në burg dhe të flasë, hyn dhe këtu bën edhe garipin”.

“Jo kot mbahet në arrest me burg, që të mos impakohet nga askush tjetër”, u shpreh kryetarja e Komisionit Hetimor.

Ndërkohë replikoi edhe zv.kryetari socialist, Plarent Ndreca i cili iu drejtua Vokshit: “Mos bëj teatër, s’ka kuptim”.

 

Debati në Komision: 

Albana Vokshi: Vullnet Sinaj ka 30 minuta që është ulur me dëshmitarin, të largohet, as të mos e intimidojë, as të mos i afrohet. Nuk ka punë. Të mos intimidojë, as mos të ndikojë, dhe të largohet nga dëshmitari.

Këtë punë e bëtë edhe kur erdhën dëshmitarët e tjerë nga burgu, ia dërguar një e nga një, Vullnet Sinaj ka 30 min. Nuk ka punë fare, sepse është i ndaluar.

Jo kot mbahet në arrest me burg, që të mos impakohet nga askush tjetër.

(Sinaj hyn në sallë dhe flet tek dera)

Albana Vokshi: Sinaj ju lutem nuk keni punë me dëshmitarin, shkoni në burg takojeni, jo këtu. Nuk futeni dot në Komision. Dilni nga Komisioni dhe mos takoni personin dëshmitar. Ju ka organizuar Edi Rama, kaq shumë po shqetësoheni nga dëgjesat e sotme

Plarent Ndreca: Mos bëj teatër, s’ka kuptim. Nuk kam informacionin që ke ti se ka ndikuar

Albana Vokshi: Në 30 minuta  e ka takuar për qejf

Plarent Ndreca: Çfarë e keni këtë kërcyer

Albana Vokshi: Hyn dhe këtu bën edhe garipin

Plarent Ndreca: Fakti që po flet me dikë s’do të thotë që po flet për objektin

Albana Vokshi: A është në arrest me burg ky njeriu? Jo pa qëllim është, që të mos kontaktojë me njerëzit e tjerë. Të ulet deputeti 30 minuta të flasë, të shkojë në burg dhe të flasë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re