DURRES- “BalkanWeb” zbardh edhe dëshminë e Edi Likës, apo Eduard Canit dhe Alban Mollaymerit, personat e akuzuar për futjen e jashtëligjshme të 3.4 mln eurove në dy makina “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” pjesë të dosjes, ku Lika pranon se ka një kompani që transporton makina, por hedh poshtë të ketë dijeni për transportin e parave. Nga ana tjetër ai nuk sqaron se pse kur ishin në Belgjikë telefonoi shoferin e firmës së tij dhe i tha të ktheheshin nga porti i Barit dhe jo nga Ancona siç ishte parashikuar më herët.

DËSHMIA E EDI LIKËSEdi Lika ka pranuar se ka një aktivitet privat së bashku me djalin e tij Klevis Cani.Kamionin bizzar apo trajlerin që transporton makina që e kanë blerë në muajin janar 2018. Ai deklaron se kanë hapur një adresë në Instagram “Autotransport Europa” dhe nëpërmjet kësaj adrese marrin porosi nga persona të ndryshëm për të sjellë makina në Shqipëri. Ai ka deklaruar se 7 makian “Toyota” janë marrë në Bruksel një makinë tip Alfa në Liezh, kufi me Gjermaninë dhe një automjet tip Opel është ngarkuar Aachan në Gjermani. Automjetet tip “Toyota” thotë se i kishte porositur Fredi personi që ka një biznes në Laprakë ku jep makina me qira. Ai mohon të ketë lidhje me ngjarjen dhe thotë se porositës i tyre ishte Fredi.

DËSHMIA E ALBAN MOLLAYMERITTjetër dëshmi me vlerë është ajo e Alban Mollaymerit i cili deklaron se ka një servis privat për makina. Ai deklaron se muaj më parë ka porositur disa makina “Toyota” nëpërmjet mikut të tij Alfred Vladi. Këto makina ata i gjenin në internet dhe i porosisnin jashtë Shqipërisë. Makinat e porositura i kanë ardhur dhe ai ka shkuar e bashkë me Alfredin kanë bërë zhdoganimin.Por ai mohon të jetë porositës për ndonjë prej “Toyotave” të ardhura në datë 24/6/2018. Ndërkohë nga të dhënat telefonike rezulton se ky shtetas ka komunikuar me Alfred Vladin pikërisht në momentin që është bërë bllokimi i mjeteve në portin e Durrësit.DËSHMIA E SHOFERIT Më herët shoferi foli për një rrugë të gjatë dhe të mundimshme që e bënte për herë të tretë dhe tregon me detaje se ngarkesën me makina “Toyota Yaris”, ua ka dorëzuar shtetasi Elvis Vladi në Belgjikë, ndërsa zhdoganimin në Durrës pritej ta bënte kushëriri i tij Alfredi, djali i xhaxhait.“Prej një muaji ka punuar si shofer tek kompania e shtetasit Eduard Cani, Edi Lika i cili ka një firmë që transporton automjete me një trajler me targa AA120SP/AFR 559 nga vendet e Europës për në Shqipëri, Tiranë, me qëndër në Allias. Me këtë firmë ai deklaron se ka bërë tre rrugë në Belgjikë”,- thuhet në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.SHOFERI TREGON ITINERARIN E TRAJLERIT NGA SHQIPËRIA NË BELGJIKËMë datë 12.06.2018 shoferi deklaron të ketë marrë një telefonatë nga pronari i tij për të marrë trajlerin në Tiranë e të niseshin bashkë me djalin e tij Klevi Canin për në Belgjikë ku do ngarkonin disa makina për t’i sjellë në Shqipëri.

Më datë 13 ata janë nisur në mëngjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit në Mal të Zi, pastaj në Kroaci, Slloveni, Austri dhe Gjermani. Në datë 16 kanë mbërritur në qytetin Sherlo të Belgjikës që rezulton të ishte edhe destinacioni i tyre.Kanë qëndruar dy ditë atydhe kanë fjetur dy ditë në trajler në pritje të makinave.Në këtë vend ai deklaron të ketë qënë edhe një herë tjetër.Kur kanë shkuar atje kanë kontaktuar me shtetasin Elvis Vladi, i cili i ka ngarkuar mjetet Toyota. Me pas kanë marrë edhe 2 mjete të tjera dhe janë nisur për në Itali në portin e Anconës. Në atë moment i ka marrë në telefon Eduardi dhe iu ka thënë të shkonin në portin e Barit dhe kanë shkuar në Bari.

Personi që priste makinat në portin e Durrësit e kishte emrin Fredi, djali i xhaxhait të Vis Vladit. Ai ishte edhe personi që priste doganat për makinat dhe më pas i niste për në Tiranë. Shoferi pohon se e ka takuar një herë tjëetër këtë të fundit dhe ai ishte marrë me zhdoganimin e makinave.(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re