ITALI

Mediat italiane kanë publikuar sot dëshminë e një tjetër të arrestuari për trafik droge, i cili kishte lidhje me bandën e Habiljave në Shqipëri. Bëhet fjalë për 47-vjecarin Antonio Riela, i cili është arrestuar si një prej blerësve të drogës që vinte Shqipëria. Bazuar në dëshminë e tij, Meridianoneës shkruan se me bandën e shqiptarëve kishte rënë në ujdi për cmimin e mallit, ndërsa e shiste më pas te njerëzit e besuar në Katania.

Refereuar Meridianoneës, Riela kishte lidhje të ngushtë në Shqipëri me Moisi Habilaj, kushëri me ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u arrestua në tetor të 2017, ndërsa dëshmia e tij është publikuar kohët e fundit, dëshmi në të cilin ai nuk pranuar t’u japë shpjegime disa pyetjeve, si përshembull, 47-vjecari nuk ka pranuar të japë emrin e pronarit të magazinës në të cilën fshihte qindar kilogram drogë. Në dëshminë e Rielës zbulohet me detaje se si kryhej trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali.

“Moisi më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe një person i rëndësishëm në Shqipëri e lejonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ai e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës,” thotë Riela në dëshminë e tij. “ Më tha edhe emrin e këtij persona, – shton më tej ai,- por nuk më kujtohet.”

“Unë e shoqërova Moisi Habilajn tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania,. Unë nuk hyra, por e di se ato do të blinin bizhuteri dhe do të niseshin më pas për në Shqipëri. Ishte dhjetor 2013” thuhet më tej në dëshminë e Rielës. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar dënimin me 15 vjet burg.

Sipas hetuesve, bizhuteritë, me vlerë rreth katër mijë euro, ishin dhurata, të destinuara për gruan dhe nënën e ish-ministrit Tahiri. Hipotezë kjo, e hedhur poshtë si nga politikani shqiptar ashtu edhe nga vetë Habilaj. Ky i fundit, i dyshuar si koka e grupit,  ka folur në burg me hetuesit më 24 janar dhe në këtë pikë ka qenë i prerë: ‘Është e vërtetë, i bleva. Por ishin për gruan e Fatosit’.

Hetimet për dosjen “Habilaj” implikuan edhe emrin e ish-ministrit të Brenshëm Saimir Tahiri, por drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti vendosi mbylljen e hetimit ndaj tij. Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj dhe drejtësia italiane vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Saimir Tahirit.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re