Skip to content

Dëshmitë: regjimi i Asadit po merr ryshfet në këmbim të lirimit të të burgosurve

RCwBN1aLeYTw1eeiDt05JSA4dFjhKTdpcrQWM2gz

Përveç përballjes me torturen, shumë të burgosur në burgjet siriane janë detyruar të paguajnë ryshfete të mëdha në këmbim të lirisë së tyre, thonë ish-të burgosurit.

“Familja ime pagoi një ryshfet prej 500,000 lira siriane (rreth 10,000 dollarë) te një nga anëtarët e familjes Assad për lirimin tim,” tha Um Hisam, 50 vjeç, në një intervistë për Agjencinë turke të lajmeve, Anadolu.

“Kishim kacafytje në bukën të cilën na e jepnin me mungesë. Kam humbur 17 kg në katër muaj”, tha ai.

Duke kujtuar torturen çnjerëzore dhe mizorite që i përjetoi gjatë burgosjes së tij në qendrat e ndalimit në Halep, Damask, Homs dhe Idlib, Hisam tha se kishte vuajtur nga sulmi në zemër, pasi nuk mund të bartte torturën mbi supe. Ai u akuzua për mbështetjen e opozitës ushtarake siriane.

Siria është mbyllur në një konflikt shkatërrues që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përplas me demonstruesit me një ashpërsi të papritur.