I infiltruari i Prokurorisë së Vlorës, Arsen Rama, ka dëshmuar sot në gjykatë per çështjen “Beleri”.

 

Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura pasi sipas prokurores Dorina Bejko, dëshmitari është intimiduar e po ashtu makina e tij dhe e bashkëjetueses është dëmtuar, një rast i referuar edhe në policinë e Vlorës.

 

Përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, Arsen Rama ishte personi i infiltruar, i cili u pagua nga Fredi Beleri me 40 mijë lekë, për 8 vota.

 

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua vetëm 48 orë përpara nisjes së procesit të votimit, nën akuzat për korrupsion zgjedhor përmes blerjes së votave dhe premtimeve mbi dhënien e pasaportave greke për qytetarët himariotë.

 

Kërkesa e tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe të të gjithë trupës gjykuese u refuzua nga gjykata.

 

Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Bejlerin. Ky vendim vjen pas ankimimit që ka bërë gjykata e Durrësit për ti dhënë Beleri të drejtën e betimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re