Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidenti i
Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i bëni thirrje Mbretërisë së Bashkuar
për të bërë një deklaratë në lidhje me synimet e saj, pas rrëzimit të marrëveshjes
për Brexit në parlament.

“Në qoftë se marrëveshja është e pamundur dhe askush nuk dëshiron të dalë pa një marrëveshje, kur do kenë më në fund guximin për të thënë se cila është e vetmja zgjidhje positive”, shkroi Tusk në Twitter.

Juncker tha se “me keqardhje” ka marrë lajmin për
rezultatin e votimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe që Londra sa më shpejt të
paraqesë synimet e saj, sepse “koha ecën shpejt”.

“Rreziku
i një daljeje të çrregullt të Britanisë së Madhe është rritur. Edhe pse ne nuk
duam që kjo të ndodhë, Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë për t’u
përgatitur plotësisht”, tha Juncker tha në një deklaratë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se Evropa nuk do të
kishte nevojë të negocionte përsëri me Mbretërinë e Bashkuar, për një tjetër marrëveshjeje
largimi nga BE.

“Më vjen keq për rezultatin e votimit. Në çdo rast nuk do të ketë negociata të reja për tërheqjen”, shkroi Kurz në Twitter.

Pas refuzimit të planit, kryeministrja britanike Theresa May
pritet të ballafaqohet me një votim mosbesimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re