Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke fajësuar këtë të fundit për dështimin e hapjes së negociatave me BE.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ku ndër të tjera ka postuar edhe një meme, ku shihet Macron e Merkel dhe Rama, ndërsa demokrati shkruan se Europa kërkon qeveri dhe kryeministër serioz dhe jo një lolo.

Postimi:

Europa e perqesh dhe refuzon lolon per deshtimet e tij, por koston e paguajne shqiptaret. Deshtoi per here te katert te hapte negociatat, sic ka deshtuar me ekonomine, me punesimin, me shëndetësinë, me legalizimet.

E vetmja fushe ku shkelqen eshte ajo e lolos se oborrit. Ndërkohë qe vendet e tjera marrin miliona per projekte dhe investime dhe avancojne ne rrugen europiane, Shqiperia ka mbetur peng i lolos.

Europa kerkon nje qeveri dhe kryeministër serioz e jo nje lolo qe fsheh deshtimin, krimin, drogen dhe korrupsionin me atlete e citjane.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re