Një marrëveshje është pezull për t’u firmosur nga partitë politike për reformën zgjedhore. Pakti i hartuar si tekst është gati, e ndërkombëtarët kanë mbetur në një ngërç, e lidhet me mos dhënien e dakordësisë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Prej dy ditësh në rezidencën e SHBA-ve u zhvilluan negociatat mes përfaqësuesve të Këshillit Politik, ku ambasadorët e SHBA-ve, BE-së dhe të Britanisë së Madhe asistuan në procesin negociatave, duke ndihmuar palët për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Palët kanë ngecur dhe se ambasadorët po presin që të bindet kryedemokrati Lulzim Basha për të firmosur dokumentin e hartuar në rezidencën e ambasadores së SHBA.

Sot mësohet se ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka thirrur në zyrën e tij 3 ambasadorët  Yuri Kim, Norman Duncan dhe Peter Zingraf për të vendosur rinisur edhe një herë negociatat për bindjen e palëve.

Tre ambasadorët e kanë pasur një rol aktiv në procesin e arritjes së një kompromisi politik mes palëve dhe se duket se tashmë, ashtu siç deklaroi dhe vetë ambasadorja Yuri Kim “topi është në fushën e kryedemokratit Lulzim Basha”.

Pra ky është një mesazh se ndërkombëtarët janë në pritje të liderit të PD-së, për të dhënë dritën jeshile për një pakt të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re