Pentagoni ka njoftuar se po pezullon përkohësisht vaksinimin e planifikuar të të burgosurve nw Guantanamo kundër COVID-19 pasi një stuhi u ngrit për shkak të mungesës së vaksinave për punonjësit shëndetësorë dhe për të moshuarit dhe qytetarët e pambrojtur të SHBA.

“Askush nga të arrestuarit në Guantanamo nuk është vaksinuar,” shkroi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në Twitter.

“Ne jemi duke pezulluar zbatimin e planit në mënyrë që të rishikojmë protokollet. Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve tona për të mbrojtur forcat tona,” shtoi ai.

Burgu amerikan në Guantanamo, Kubë, është menduar për të burgosurit e lidhur me “luftën kundër terrorit”, duke përfshirë pakistanezin Khaled Cheikh Mohammed, organizuesin e vetëshpallur të sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Më parë këtë javë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA njoftoi se do të ofronte një vaksinë kundër koronavirusit për të burgosurit e Guantanamos që duan të vaksinohen.

Ligjvënësit amerikanë u ngritën menjëherë në këmbë, përfshirë republikanin Kevin McCarthy.

“Presidenti Biden na tha se ai ka një plan për të mposhtur virusin (…) Ai nuk na tha se do t’u jepte vaksinën terroristëve para shumicës së amerikanëve,” shkroi ai në Twitter.

Dhe deputetja Elise Stefanik shtoi: “është e pafalshme në frymën antiamerikane që Presidenti Biden u jep përparësi terroristëve në Guantanamo në vaksinat, në vend të amerikanëve të vjetër dhe veteranëve të luftës.”

Shtetet e Bashkuara, me gati 26 milion të infektuar dhe 436,000 të vdekur, e kanë pësuan më së shumti nga pandemia në kosto njerëzore.

Presidenti Biden ka premtuar të lejojë 100 milion amerikanë të vaksinohen në njëqind ditët e para, por kjo nuk po shkon mirë për shkak të vështirësive teknike dhe mungesës së vaksinave.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re