Maqedonia siduket do shkojë drejt zgjedhje të parakohshme për ta zgjidhur më pas çështjen emrit. Kjo është paralajmëruar nga vetë kryeministri Zaev duke u dhënë si opsion, pas dështimit të referendumit të së dielës.

E për LSDM-në, nëse rruga parlamentare nuk do e zgjidhë ngërçin e krijuar, është vendosur thirrja e zgjedhjeve të parakohshme.

“Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së autorizon presidentin partisë dhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kreu i grupit parlamentar Tomislav Tunta për të marrë të gjitha hapat e nevojshme për t’u përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse në Kuvend nuk sigurohen dy të tretat e shumicës për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE me mbështetjen e marrëveshjes me Greqinë, e cila parashikon ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore”, u tha në një deklaratë të LSDM-së.

Referendum i së dielës në Maqedoni, ku elektorati u ftua të votonte për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, dështoi në pjesëmarrje e jo në rezultat. Mbi 90 përqind i thanë “Po” emrit të ri, por ata ishin në afro 35 përqind të votuesve. Njeriu që thirri në bojkot qe presidenti Ivanov. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re