Dështimi i shitjeve të pasurive kriminale të sekuestruara ka detyruar Ministrinë e Brendshme të ndryshojë strategji për administrimin e tyre.

10 vite nga ligji Antimafia asnjë prej pasurive të konfiskuara nuk është blerë në ankand.

Për këtë arsye Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se për sa përket këtyre aseteve do të vihen në shërbime publike, si shkolla, Qendra Shëndetësore apo Komisariat policie.

“Destinacioni i tyre do të jetë interesi publik. Agjencia përkatëse e administrimit të aseteve e cila parashikohet të kalojë te Ministria e Brendshme do të ketë detyrë që të administrojë në funksion publik si shkolla, qendra shëndetësore, komisariate policie”, deklaroi ministri.

Drejtori i Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara, Artur Kala deklaroi gjatë ditës së sotme se në 10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Sipas tij në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re