Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosjes, i cili kandidoi në 25 Prill në qarkun e Tiranës por nuk fitoi shprehet se nisma do të vijojë pavarësisht rezultateve të dobëta.

Ai thotë se është e domosdoshme për gjithë Shqipërinë ndaj premton se do të rikthehen sërish te qytetarët.

Ajo që më ka prekur më shumë në këtë fushatë është varfëria e madhe e shumë qytetarëve që kemi takuar. Pasi pashë rezultatet e disa qendrave të votimit kuptova që shumë prej tyre edhe na kishin votuar. Nuk i kishim premtuar as pare as vende pune.

Ata, megjithatë, kishin lexuar programin e na kishin votuar, duke sfiduar pamundësinë e duke hedhur poshtë idenë se njeriu nuk e ruan dinjitetin në varfëri. Besimin e tyre tek ne nuk do ta nëpërkëmbim.

Do kthehemi e do t’i takojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur e shumë të tjerë akoma, sepse Lëvizja tashmë është bërë e njohur, e dashur dhe e domosdoshme për gjithë Shqipërinë” shkruan ai.

Vetëvendosja në Shqipëri kandidoi në tre qarqe, por në asnjë nuk fitoi duke shënuar një bilanc të vogël votash pavarësisht investimit të Albin Kurtit dhe kabinetit të tij qeverisës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re