Samiti i dytë i presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ka përfunduar të enjten në Hanoi pa marrëveshje, tha Shtëpia e Bardhë.
“Marrëveshja nuk është arritur”, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se takimet do të vazhdojnë në të ardhmen,.
Trump u tha gazetarëve tha se SHBA nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Korenë e Veriut, dhe njoftoi vazhdimin e sanksioneve të SHBA ndaj këtij shteti.
“Ata donin që sanksionet hiqen plotësisht, por ne nuk mund t’u përgjigjemi. Ne do të punojmë edhe më tej me ata. Të gjitha sanksionet mbeten. Jam mik shumë i mirë me Kim dhe Korenë e Veriut. Kanë shumë potencial, por unë nuk mendoj se është e mençur tani për tani për të nënshkruar diçka”, tha Trump.
Ai konfirmoi se Kim kishte premtuar se “pa marrë parasysh se çfarë, ai nuk do të kryejë një test nuklear”.
Presidenti amerikan tha se Kim ishte i gatshëm që të heqë dorë nga disa struktura bërthamore, por jo nga ato që SHBA i ka kërkuar.
“Në këmbim, ne nuk mund të shfuqizojmë të gjitha sanksionet”, tha Trump.
Para kësaj, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders njoftoi se “asnjë marrëveshje nuk është arritur, por ekipet e tyre shpresojnë për takime të ardhshme”.“Të dy udhëheqësit diskutuan mënyra të ndryshme të denuklearizimit dhe koncepteve ekonomike”, shtoi ajo.
Megjithatë, disa media thonë se aktualisht nuk ka asnjë mendim për mbajtjen e një takimi të tretë.
Të dy liderët u larguan nga vendi i negociatave pa një drekë të përbashkët të planifikuar dhe shkuan në hotelet e tyre.Nga ana tjetër, Kim u deklaroi gazetarëve se ai gjithsesi nuk ndihej pesimist.
“Është shumë herët për të parashikuar, por unë nuk mund të them se jam pesimist”, theksoi lideri koreanoverior.