Remdesivir, një ilaç antiviral, i cili merret nga pacientë të shtruar në spital me COVID-19, tashmë i ka sjellë prodhuesit të tij Gilead Science fitime prej gati 900 milion dollarë në tremujorin e tretë, njoftoi laboratori farmaceutik.

Falë shitjeve të produktit, i cili u zhvillua pa sukses për trajtimin e etheve hemorragjike Ebola, grupi rriti të ardhurat e tij tremujore me 17 përqind, raporton AFP.

Remdesivir është një nga ilaçet e para që rezulton relativisht efektiv në provat rigoroze për të shkurtuar kohën e rikuperimit të pacientëve me COVID-19.

Remdesivir është provuar se shkurton kohën e shërimit me disa ditë, por nuk është provuar se ul vdekshmërinë.

Presidenti Donald Trump, i cili u infektua në fillim të tetorit, ka marrë remdesivir për pesë ditë, si dhe ilaçe të tjera.

Agjencia Amerikane e Zbatimit të Barnave (FDA) lëshoi ​​një aprovim të përhershëm për ilaçin më 22 tetor, i cili u bë e vetmja terapi specifike e aprovuar përgjithmonë për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Gilead gjeneron një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga shitja e barnave AIDS, të cilat u rritën me 8 përqind në 4.5 miliard dollarë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re